Përjashtimi i Spiropalit nga PS, Meksi: Ishte një çështje e ndarë më herët, votimi thjesht formal

Përjashtimi i Spiropalit nga PS, Meksi: Ishte një çështje e ndarë më herët, votimi thjesht formal

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka komentuar në MCN TV zhvillimet e fundit politike brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, abstenimi i deputetëve Erion Braçe dhe Bledi Çuçi, si dhe dinamikat në prag të zgjedhjeve të 9 majit.

 

Gjatë analizës së tij, Meksi u shpreh se largimi i Spiropalit ishte një vendim i marrë më herët dhe se votimi i fundit shërben thjesht për të mbyllur përfundimisht këtë kapitull dhe për t'i dërguar një mesazh të qartë strukturave të partisë.

 

Sa i përket qëndrimit të Braçes dhe Çuçit, të cilët abstenuan gjatë votimit, Meksi e cilësoi si një reagim të brendshëm mërzitjeje, por jo si një mbështetje të mirëfilltë për Spiropalin. 

 

Përjashtimi ishte i pritshëm, sepse është një çështje e ndarë shumë më herët në kohë dhe ky votim është thjesht për ta mbyllur. Gjykoj se kryeministri ka kuptuar se nuk i ka njerëzit përreth aq të zgjuar. Votimi sot për Spiropalin është vetëm një gjest formal për t'i thënë qartazi edhe ndonjë shpirti të lëkundur në PS se kjo është një histori e mbyllur. Braçe dhe Çuçi abstenuan; i shoh si një gjest rebelimi dhe mërzitjeje, jo se janë pas saj. Ata nuk dinë më shumë nga kjo histori e lojës së pushtetit, e lexojnë si autoritet ekstrem të kryeministrit dhe bëjnë këtë gjest. Ky lexim i PS-së si një parti komuniste autokrate vjen nga aktorë të ndryshëm në opinionin publik, por është thjesht një luftë e interesave konkrete të bërjes së qeverisjes së kryeministrit Rama. Nuk janë këtu për një garë idesh dhe kryeministri po u imponohet me inat se i kanë ardhur ide të mira; këtu kemi të bëjmë me një skenar puçi dhe Rama këtë mbron. Kjo është një luftë thjesht për interesa konkrete dhe leximi i PS-së si parti autokrate bëhet pikërisht për këto interesa personale. Pavarësia e deputetëve matet te nismat ligjore dhe ky minirebelim nuk e cenon mazhorancën, pasi Partia Socialiste i ka dhe i teprojnë 81 votat në Kuvend.

 

Ai u ndal dhe te zgjedhjet e 9 majit, ku vuri në dukje një ftohje të lehtë të një pjese të elektoratit dhe biznesit të lidhur me Erion Veliajn, duke kritikuar heshtjen e sipërmarrësve të mëdhenj për çështjet ekonomike dhe shoqërore.

 

PS votat në Tiranë i ka të sajat. Në Tiranë duket një zbehje e vogël e disave që i kishin lidhur emocionet me Veliajn, sikurse ka edhe disa biznesmenë shumë të pasur që janë mërzitur për çështjen Veliaj. Do të ishte ndryshim serioz në kapitalizmin shqiptar nëse do të kishte nga ata që do të flisnin dhe do të ngrinin zërin, por këtyre nuk u dëgjohet zëri për asgjë, nuk kanë opinion për asgjë. Mund të kenë shumë mërzitje për strukturën e ekonomisë sot, por problemi është se nuk shprehen. Duhet të shprehen për çështjet që kanë të bëjnë me të gjithë shoqërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy