Samiti i Brdo-Brijunit në Ohër/ Presidenti Begaj viziton Strugën, vlerëson forcimin e rolit të shqiptarëve

Samiti i Brdo-Brijunit në Ohër/ Presidenti Begaj viziton Strugën, vlerëson forcimin e rolit të shqiptarëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, zhvilloi sot një vizitë në Strugë, ku u prit nga kryetari i Komunës, Mendi Qyra, këshilltarët bashkiakë, përfaqësues të të gjitha forcave politike dhe qytetarë të zonës.

 

Gjatë takimeve u diskutua mbi zhvillimin ekonomik e turistik të qytetit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e rolit të shqiptarëve. 

 

Kreu i Shtetit vlerësoi punën e drejtuesve të Komunës për përmirësimin e shërbimeve dhe promovimin e Strugës si një destinacion me vlera të veçanta historike e kulturore, duke inkurajuar gjithashtu bashkëpunimin me bashkitë kufitare në Shqipëri për projekte të përbashkëta të turizmit të qëndrueshëm.

 

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Begaj u ndal te Ura e Drurit “Naser Hani” mbi lumin Drini i Zi, e cilësuar si simbol bashkimi, si dhe në fshatin Livadhi, ku nderoi kujtimin e betejës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe vizitoi muzeun etnografik e historik të zonës.

 

Një ndalesë të veçantë Kreu i Shtetit zhvilloi edhe në shkollën fillore komunale “Aki Dika”, e cila prej dekadash kontribuon në arsimimin e brezave në gjuhën shqipe. 

 

Begaj përgëzoi mësuesit dhe komunitetin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj kësaj shkolle, duke e vlerësuar këtë angazhim si një model të ruajtjes së identitetit kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy