FDA miraton versionin e lirë të ilaçit të parë në botë për parandalimin HIV-in

FDA miraton versionin e lirë të ilaçit të parë në botë për parandalimin HIV-in

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë miratimin e përkohshëm për versionin gjenerik të ilaçit lenacapavir, një injeksion që merret vetëm dy herë në vit për parandalimin e HIV-it (PrEP). 

 

Ky hap i madh do të mundësojë që ilaçi të jetë i disponueshëm me një çmim tejet të ulët prej 40 dollarësh në vit për person në 120 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, në dallim nga versioni i markës në SHBA që kushton mbi 28,000 dollarë në vit.

 

Ilaçi, i cili pothuajse i eliminoi infeksionet e reja në dy studime të fundit, u zhvillua nga kompania indiane "Dr. Reddy's Laboratories" përmes një marrëveshjeje të licencimit pa pagesë me prodhuesin origjinal "Gilead Sciences". 

 

Ekspertët globalë të shëndetësisë shprehen optimistë se ky version gjenerik dhe i përballueshëm do të ndihmojë në shpërndarjen e mbrojtjes tek rreth 20 milionë njerëz në mbarë botën, duke shënuar një pikë kthese drejt fundit të epidemisë së HIV-it.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy