
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën e tij drejtuar studentëve dhe pedagogëve protestues për t'u ulur në bisedime.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale me mesazhin "Mirëmëngjes", kreu i qeverisë tregoi se ka rikthyer në Bulevard "Sofrën e Gurtë", mbi të cilën ka vendosur disa letra me mbishkrimin e madh "Dialog".
Rama shprehu gatishmërinë e plotë për të shqyrtuar çdo propozim të tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.
Megjithatë, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të kryeministrit për të negociuar, studentët deri më tani kanë refuzuar në mënyrë të prerë të ulen në tryezë.



