
Në burgjet shqiptare ndodhen 11 të burgosur të diagnostikuar me SIDA. Lajmin e konfirmon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në regjistrin e transparencës, raporton gazetari Arsen Rusta për MCN TV.
Që në momentin e pranimit të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me sëmundjet infektive, konsultohen me mjekët e institucioneve, me mjek specialist infeksionit të Spitaleve publike, Spitali Infektiv në QSUT “Nënë Tereza”, dhe merren masa të menjëhershme për trajtimin e tyre.
Personat e burgosur që rezultojnë të dyshimtë për HIV/AIDS, menjëherë u realizohen ekzaminime mjekësore pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe në rast se rezultojnë pozitiv, konsultohen me mjekun specialist infeksionist dhe trajtohen sipas protokollit të mjekimit me antiretroviral- mjekim, i cili sigurohet falas sipas skemës së rimbursimit.
Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”.
Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv.
Aktualisht në sistemin e burgjeve ka të burgosur të diagnostikuar me HIV/AIDS, të cilët janë të diagnostikuar që në jetën e lirë dhe pranuar në IEVP të diagnostikuar. Në sistemin e burgjeve janë të diagnostikuar me HIV/AIDS 11 të burgosur të diagnostikuar në jetën e lirë. Asnjë rast nuk është infektuar në sistemin e burgjeve.
Të burgosurit e diagnostikuar me HIV/AIDS, marrin rregullisht mjekimin e rekomanduar nga mjekët specialistë infeksionist sipas protokolleve.
Aktualisht në sistemin e burgjeve ka të burgosur të diagnostikuar me HIV/AIDS, të cilët janë të diagnostikuar që në jetën e lirë dhe pranuar në IEVP të diagnostikuar.
Geëndja shëndetësore e tyre është e stabilizuar, mbahen në mbikëqyrje të vazhdueshme nga stafi shëndetësor i institucionit.
Sqarohet se personat që mbartin sëmundje infektive, duke përfshirë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, trajtohen në përputhje me standardet që zbatohen për këto kategori në institucionet spitalore.
Theksohet se çdo institucion (IEVP) ka shërbim shëndetësor e farmaceutik, që u përgjigjet nevojave për parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit të të burgosurve.
Nga ana tjetër evidentojmë se, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me shoqatën STOP/AIDS në mënyrë të vazhdueshme bëhen trajnime të stafit shëndetësor dhe psikosocial mbi menaxhimin dhe trajtimin e të burgosurve me sëmundje infektive (si Hepatiti B dhe C, HIV/AIDS, sëmundje seksualisht të transmetueshme), si edhe depistime vullnetare të të burgosurve për sëmundje infektive, me qëllim parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi disa IEVP janë vendosur laborator, për realizimin e testeve të shpejta për sëmundjet infektive depistimin e të burgosurve me qëllim diagnostikimin e të burgosurve sa më herët, por edhe për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve me probleme të sëmundjeve infektive.
