
Kuvendi i Kosovës do të mbajë paraditen e nesërme seancë të jashtëzakonshme, ku si pikë e parë e rendit të ditës do të jetë ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë.
Bëhet fjalë për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ky ndryshim vjen pas dënimit të ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, me një total prej 81 vitesh burg.
Seanca e nesërme është njoftuar nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, me kërkesë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Duke hyrë sot në selinë e partisë së tij, Hamza e la të hapur mundësinë e një takimi të ri me Kurtin sot.



