
Sadleva Bodo ka marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), duke zëvendësuar në këtë detyrë Adriatik Kupin.
Aktualisht, Bodo mbante detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Më herët, ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme.
Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të zyrtarizohet me vendimin përkatës.
Adriatik Kupi njoftoi mëngjesin e sotëm dorëheqjen nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas 7 muajsh në këtë detyrë.



