Drejtori i Monitorimit pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Albi Minga, sqaron se numrat e telefonit të punonjësve të SHISH dhe policisë së Shtetit janë hakeruar disa vite më parë dhe informacioni ka rrjedhur nga emailet e Vodafone.
Ai siguron se autorët e këtij hakerimi nuk janë brenda institucioneve shtetërore.



