Protesta/ Kara: Kryeministri të reflektojë për qeverisjen, zgjidhja duhet të jetë politike

Protesta/ Kara: Kryeministri të reflektojë për qeverisjen, zgjidhja duhet të jetë politike

Avokati Romeo Kara thotë se Kryeministri duhet të reflektojë për qeverisjen e tij, por kërkoi që të mos digjen dokumentet në institucione, pasi shteti do funksionojë dhe në vijim.

 

Duke folur për protestën nga studio e “MCN Live” ai tha se zgjidhja duhet të jetë politike. 

 

Policia është aty të bëjë detyrën e saj dhe është në vijën e parë të përplasjes dhe njerëzit kanë kërkesat e tyre. Zgjidhja duhet të jetë një zgjidhje politike. 

 

Policia ka nevojë për një rrogë që të mos përfundojë ditën duke zbatuar ligjin dhe natën me lloj lloj tregtarësh apo në banditë që janë kthyer në biznesmen, apo në Call Centera, apo në baste. Kudo ku hapen këto probleme na dalin policë të përfshirë. 

 

Nuk mund të themi do paguajnë policinë se është në front. Me kë është në front? Në front janë fëmijët tanë. 

 

Nëse do kishim institucionet të forta, kjo situatë do ishte zgjidhur me kohë. Duhen zgjidhur gjëra para se të shkosh këtu. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy