
Kompozitori Adrian Hila, është paraqitur mbrëmjen e sotme, në ambientet e Policisë së Tiranës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Hila është thirrur për t'u marrë në pyetje edhe nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, konkretisht nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike, në kuadër të hetimeve të nisura për disa video intime që kanë rrjedhur së fundmi në internet.
Sipas të dhënave paraprake, materialet video që po qarkullojnë në rrjet dyshohet se janë regjistruar në ambientet e studios së tij private.
Organet ligjzbatuese po punojnë për të zbardhur mënyrën se si janë siguruar këto video, personat e përfshirë në regjistrimin e tyre pa autorizim, si dhe autorët që i kanë shpërndarë ato ilegalisht në platformat online, çka përbën shkelje të rëndë të privatësisë dhe privatësisë jetësore.



