Aksionet e gjigantit teknologjik Nvidia kanë shënuar një rritje të menjëhershme prej rreth 30% me hapjen e tregtimit të sotëm, menjëherë pas lajmit se Jensen Huang është rikthyer në detyrën e drejtorit ekzekutiv të kompanisë.
Ky kërcim i fortë vjen pas një rënieje dramatike të premten e kaluar, kur aksionet u mbyllën me gati 14% humbje pas raportimeve të Reuters se Komisioni i Letrave me Vlerë i SHBA-së (SEC) po hetonte kompaninë mbi praktikat e saj kontabël.
Ndërkohë, edhe indekset kryesore amerikane e kanë nisur ditën në territor pozitiv, duke rikuperuar humbjet e fundit.
Bordi i drejtorëve të Nvidia vendosi më herët të rikthejë Jensen Huang si kryetar dhe drejtor ekzekutiv të gjigantit të teknologjisë.
Huang dha dorëheqjen disa ditë më parë për shkak të një lidhje me një grua e cila dyshohet se ka vepruar si spiune për Kinën.
