Tekstet shkollore vijojnë të ngrenë shqetësime te mësuesit dhe ekspertët e arsimit, të cilët kundërshtojnë përshtatjen përmes përkthimit të teksteve të huaja.
Ata kërkojnë tekste të hartuara posaçërisht për nxënësit shqiptarë, me gjuhë të qartë dhe në përputhje me moshën dhe realitetin e tyre.



