Xhadat/ “Hapësira ime Publike”, denoncimet online mbeten pa zgjidhje: Trotuaret dhe parkimet e paligjshme vijojnë të bllokojnë qytetarët

Xhadat/ “Hapësira ime Publike”, denoncimet online mbeten pa zgjidhje: Trotuaret dhe parkimet e paligjshme vijojnë të bllokojnë qytetarët

“Hapësira ime Publike” u prezantua në korrik të vitit 2025 si platformë përmes së cilës qytetarët mund të denoncojnë problematika të ndryshme që lidhen me zaptimin e hapësirave publike.

 

Por a mjafton një denoncim online për të ndryshuar realisht situatën në terren?

 

“Xhadat” e testuan këtë platformë në disa zona të Tiranës, duke raportuar problematika konkrete dhe më pas duke u rikthyer në terren për të parë nëse kishte ndryshuar gjë.

 

Një prej rasteve është në zonën e Komunës së Parisit, ku më herët një hapësirë që përdorej si parkim privat u shemb pas urdhrit për lirimin e hapësirave publike dhe u kthye në parkim të aksesueshëm për qytetarët.

 

Por në terren kanë mbetur ende mbetje dhe materiale, përfshirë tuba uji. Punonjësi i parkingut deklaroi gjithashtu se pronari vijon të paguajë rregullisht taksat për këtë parking privat, edhe pse sot në këtë parking mund të parkojë kushdo.

 

Në të njëjtën zonë, “Xhadat” konstatuan edhe trotuare të ngushta, të cilat në disa raste zihen nga automjetet e parkuara. Kjo i detyron këmbësorët të kalojnë në hapësira shumë të kufizuara ose të afrohen në korsinë e automjeteve.

 

Rasti u filmua dhe u raportua në platformën “Hapësira ime Publike”.

 

Gazetari Ersid Karaj shpjegon gjithashtu mënyrën se si funksionon platforma dhe kategoritë e problematikave që qytetarët mund të raportojnë, nga zënia e hapësirave publike dhe parkimet e paligjshme, deri te ndërtimet pa leje dhe problematika të tjera në terren.

 

Sipas platformës, në rast se nuk ka reagim pas 24 orësh nga denoncimi, qytetari mund të plotësojë një formular ankese për ndjekjen e mëtejshme të rastit.

 

“Xhadat” e testuan këtë mekanizëm edhe në zonën e Ali Demit.

 

Në një pjesë të rrugës kryesore u konstatuan mbetje dhe materiale të mëdha të hedhura në hapësirën publike, ndërsa në disa raste edhe automjetet zinin hapësirat që duhet të përdoren nga këmbësorët.

 

Të njëjtat problematika u gjetën edhe në rrugën “Dali Ndreu”, ku kishte automjete të parkuara, trotuare të ngushtuara dhe mbetje apo materiale të hedhura në hapësirat e përbashkëta.

 

Një qytetare e kësaj zone tregon gjithashtu për vështirësitë që i kanë krijuar automjetet e parkuara poshtë apartamentit të saj. Sipas saj, ajo ka tentuar të kryejë disa punime në banesë, por automjetet e parkuara e kanë bërë të pamundur vendosjen e skelës.

 

Ajo thotë se edhe pse u ka kërkuar pronarëve të automjeteve që t’i largojnë përkohësisht, përgjigjet kanë qenë se ndodhen jashtë Tiranës, ndërsa automjetet kanë vijuar të qëndrojnë aty.

 

Pas denoncimit në “Hapësira ime Publike”, “Xhadat” u rikthye në terren për të verifikuar situatën.

 

Dhe pamjet tregojnë se gjendja nuk ka ndryshuar.

 

Denoncimi është bërë online, por problemi vazhdon të jetë fizikisht aty ku ishte.

 

Emisioni i plotë:

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy