Opsionet për sulmin e Manchester United

Opsionet për sulmin e Manchester United

 Me mbërritjen e Mauricio Pochettinos në ‘’ Old Trafford ‘’ ka nisur një tjetër epokë në historinë e Manchester United.

 Argjentinasi është rikthyer pas disa vitesh në Premier League i cili e dërgoi Tottenham Hotspurin deri në finalen e Champions Leagues. 

Mungesa e finalizimit është evidentuar nga ishi i ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ i cili ka projektuar disa alternativa për fazën e dytë të sezonit. 

Vangelis Pavlidis, Ivan Toney, Victor Osimhen dhe Serhou Guirassy janë bërë pjesë e listës, determinantë në ekipet respektive. 

Të ashtuquajturit ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ synojnë medoemos të rikthehen tek titujt dhe me 54 vjeçarin besohet se objektivat do të arrihen. 

Referuar Vangelis Pavlidis mund të thuhet se po bën diferencën tek Benfika, momentalisht me 19 gola dhe 4 asiste në 19 sfida. 

Sipas ‘ The Daily Briefing ‘ greku nuk e përjashton kalimin në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’, i cili mund ta ndryshojë të ardhmen në çdo aspekt. 

Edhe nigeriani konsiderohet një rrezik konstant për rivalët por duhet theksuar se presidenca e Galatasaray-t mund ti vërë barrierat përkatëse duke patur parasysh rëndësinë e tij. 

Ndërsa Ivan Toney i njeh me detaje 20 herë kampionët e Premier Leagues i cili u përball me ta në të shkuarën kur aktivizohej me Brentfordin.

 Tashmë pjesë e Al- Ahli prej tre sezonesh anglezi po tregon se mbetet deçiziv dhe në sezonin aktual ka kontribuar me 13 gola në 15 sfida. 

Edhe Serhou Guirassy meriton vlerësimin maksimal, përfaqësues i denjë i Borussia Dortmundit. 

30 vjeçari prej tre vitesh po performon me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ i cili ka arritur statistika mbresëlënëse dhe referuar sezonit aktual numëron 8 gola në 14 sfida. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy