Zbulohen detaje të reja nga autori i grabitjes së Raiffeisen Bank te zona e “Komunës së Parisit” në kryeqytet, i arrestuar ditën e sotme.
Gazetari Emiljano Jupa raporton për MCN TV, se 50-vjeçari nga Vlora Robert Duka ka qenë nën akuzë në Greqi si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për grabitjen e 28 bankave në vendin fqinj.
Mësohet se ai prej ditësh është mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë ndërsa dyshohet se do të largohej sërish në Greqi.
Ndërkohë rezulton se bashkëshortja e Dukës punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë.
Gjatë kontrolleve për ndalimin e 50-vjeçarit u gjetën 8200 euro, si dhe veshje të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së grabitjeve dhe dy telefona celularë.



