Arrestimi i administratorit të “ECO-ELB”, Leli Kraja, një ditë më parë nga BKH në Elbasan, me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë ryshfet, është cilësuar i vonuar nga këshilltari i opozitës, Ergys Muzhaqi. Në një prononcim për MCN, Muzhaqi tha se rasti i Krajës ngre pikëpyetje mbi hetimin e kompanisë që menaxhon trajtimin e mbetjeve urbane.



