Jazexhi: Shoqëria izraelite është e përçarë, zgjedhjet i dhanë ndëshkimin e merituar Netanjahut

Jazexhi: Shoqëria izraelite është e përçarë, zgjedhjet i dhanë ndëshkimin e merituar Netanjahut

Izraeli është përfshirë nga një ngërç politik pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, rezultati i të cilave ka lëkundur pozitat e kryeministrit aktual. 

 

Historiani dhe analisti Olsi Jazexhi ka deklaruar në MCN Live se këto votime shënojnë fundin politik të liderit izraelit, duke theksuar se “votimet e ndodhura së fundmi i dhanë verdiktin dhe ndëshkimin e merituar Benjamin Netanyahut, pasi ai tashmë i ka humbur zgjedhjet dhe nuk i ka numrat e nevojshëm për të qeverisur i qetë”.

 

Sipas Jazexhiut, skena politike dhe shoqërore në vend po përballet me kriza të njëpasnjëshme strukturore, ku udhëheqësi aktual po përdor çdo mekanizëm për të mbajtur pushtetin. 

 

Është jetike të kuptojmë se shoqëria izraelite sot është tmerrësisht e përçarë dhe vuan nga ndarje të thella etnike e fetare, duke u udhëhequr nga një person që konsiderohet kriminel i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe që urrehet në mënyrë masive nga vetë izraelitët. Kryeministri ka përdorur me qindra makinacione e skema për të evituar e shtyrë votimet, duke marrë si pretekst të vazhdueshëm sulmet e Iranit, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet pasi i frikësohet përballjes me drejtësinë dhe përfundimit në burg. 

 

Për ata që ndjekin me vëmendje rezultatet, Netanyahu ka siguruar vetëm 53 vende, ndërsa blloku tjetër i ish-ushtarakut ka marrë 48 vende, por ajo që përbën risi historike është se koalicioni i partive arabe ka korrur një sukses pa precedent duke fituar 19 ulëse. Ky fakt, riaktivizon një forcë të madhe elektorale që përfaqëson një pjesë të shtypur të shoqërisë. Kjo popullatë arabe, që përbën 20% të vendit dhe që ka mbetur aty që nga viti 1948, është e diskriminuar në të gjitha mënyrat e mundshme, por sot, së bashku me opozitën izraelite, ata kanë fituar në mënyrë dërrmuese dhe kanë të drejtën legjitime të ndërtojnë qeverinë e re. 

 

Në këto momente, kur opozita i ka të gjitha numrat për të formuar qeverinë dhe për të çuar Netanyahun në burg, ky i fundit ka filluar të hedhë akuza propagandistike duke pretenduar se Turqia dhe Katari u kanë dhënë para arabëve për të votuar kundër tij. Netanyahu mund të tentojë të përçajë bllokun opozitar duke tërhequr ndonjë parti të caktuar brenda koalicionit të tij qeverisës, me qëllim që të shmangë skenarin ku ai mbetet thjesht një deputet i thjeshtë pa imunitet dhe pa pushtet dhe më pas gjykatat të veprojnë për të përfunduar në burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy