Gjykata e Strasburgut ka dalë në përfundimin se burgosja e Fredi Belerit gjatë zgjedhjeve të 2023 ishte e justifikuar, por mbajtja e tij në paraburgim ishte në shkelje të procedurave. Për këtë shkak gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut urdhëron shtetin shqiptar që t'i paguajë Belerit rreth 5500 euro dëmshpërblim. Beleri e cilësoi gjyqin ndaj tij politik.
