Pogradec/ Nis aksioni për lirimin e shtratit të lumit të Vërdovës, prishen dy banesa dykatëshe dhe objekte pa leje

Pogradec/ Nis aksioni për lirimin e shtratit të lumit të Vërdovës, prishen dy banesa dykatëshe dhe objekte pa leje

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Bashkisë Pogradec ka nisur një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike dhe shtratit të lumit të Vërdovës. Ndërhyrja është përqendruar kryesisht në lagjen Unazë, ku fadromat kanë shembur dy banesa dykatëshe, mure rrethuese, magazina familjare, si dhe ura që shërbenin si hyrje për banesat.

 

Ky aksion i hap rrugë zbatimit të projektit madhor për rehabilitimin e lumit të Vërdovës, i cili vitin e kaluar doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të shumta materiale në zonë. Sipas autoriteteve vendore, objektet e ndërtuara mbi lumë apo përgjatë tij kishin ngushtuar ndjeshëm shtratin dhe kishin penguar rrjedhën normale të ujërave, duke u bërë shkaktar kryesor i përmbytjeve.

 

Kryeinspektori i IMT-së Pogradec, Markel Hafesllari, bëri të ditur se ndërhyrja nuk do të ndalet derisa zona të pastrohet plotësisht. Ai theksoi se aksioni do të vijojë pa ndërprerje deri në largimin e të gjitha objekteve të paligjshme dhe ndërtimeve që pengojnë rrjedhën e lirë të lumit të Vërdovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy