
Rreth 1700 prona të paluajtshme dyshohet se kanë kaluar përmes ankandeve fiktive në duart e kompanive të mikrokredive, ndërsa qytetarët vijonin të përballeshin me borxhe edhe pas sekuestrimit të pasurive. Dosja hetimore zbulon një skemë me përfitime financiare prej qindra miliona lekësh, ku në fokus janë kompanitë Micro Credit Albania, FINAL dhe subjekte të tjera të lidhura me to.



