Malaj prezanton paketën e re në Komisionin e Ekonomisë: Dyfishim i bonusit të pensioneve dhe mbështetje mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

Malaj prezanton paketën e re në Komisionin e Ekonomisë: Dyfishim i bonusit të pensioneve dhe mbështetje mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2027”.

 

 Ky buxhet sipas tij, shënon një nivel historik për vendin, duke tejkaluar për herë të parë vlerën e 10 miliardë eurove në shpenzime publike.

 

Gjatë fjalës së tij, ministri vuri theksin te "Shqipëria sociale", duke renditur moshën e tretë, familjet e reja dhe kategoritë në nevojë si shtyllat kryesore të financimit.

 

Mbështetja për moshën e tretë vijon të mbetet prioritet absolut i qeverisë, me një politikë totale që për vitin 2027 kap vlerën e 24 miliardë lekëve (rreth 250 milionë euro).

Duke filluar nga 1 janari 2027, vlera e bonusit mujor për pensionistët do të dyfishohet sipas kategorive të përcaktuara, me një kosto totale prej 20 miliardë lekësh në vit.

Procesi i indeksimit është parashikuar të kryhet në prill të vitit 2027 me një fond prej 1.35 miliardë lekësh. Bashkë me afrimin në kohë të këtij indeksimi, kostoja totale që do të mbulohet nga buxheti i shtetit arrin në rreth 4 miliardë lekë (40 milionë euro).

 

Në fjalën e tij, ministri Malaj bëri me dije një reformim të rëndësishëm të politikave të mbrojtjes sociale për familjet e reja. 

 

Dyfishim i pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për kujdestarët e tyre. 

Do të vijojmë me bonusin e bebeve, përmes mbështetjes mujore deri në moshën 5 vjeç, ku vlera do të rritet progresivisht përmes fëmijës së parë, të dytë dhe të tretë. 

Për vitin 2027, vetëm për mbrojtjen sociale, financimi nga Buxheti i Shtetit arrin në masën e 279.7 miliardë lekë, ose rreth 30% e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. 

Arsimi do të vijojë të jetë një investim i drejtpërdrejtë i kësaj qeverie për të ardhmen e vendit. 1.1 miliardë lekë shkojnë për rritjen e bursave për studentët në nevojë. 

 

Për shërbimet sociale dhe programet e strehimit të përballueshëm, qeveria ka parashikuar një fond prej rreth 1.3 miliardë lekësh në vit, duke blinduar kështu skemat e mbrojtjes për shtresat më delikate të shoqërisë.

 

Ministri Malaj prezantoi poashtu edhe ndryshimet në Paketën Fiskale 2027.

 

Malaj nënvizoi se “ndryshimet e propozuara do të jenë me efekt neutral, pasi parimi mbi të cilin e kemi bazuar këtë Paketë Fiskale është rishpërndarje e të ardhurave, duke siguruar mbrojtjen e kategorive më në nevojë dhe duke mbështetur shtresën e mesme”.

 

Në reagim edhe të qëndrimeve se Paketa Fiskale sjell më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, po rriten taksat, Malaj deklaroi se “nuk kemi një rritje të taksave, por një rishpërndarje të taksave”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy