
Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar pas qarkullimit në rrjetet sociale se dy studentë ndodhen në intubim pas protestës.
Përmes një reagimi zyrtar, AMI i cilëson këto pretendime si të pavërteta duke u bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformimit.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë dhe të mos shpërndajnë informacione të pavërtetuara, të cilat krijojnë panik dhe shqetësim të panevojshëm te publiku dhe familjarët”
Kujtojmë se protesta e kësaj të marte u zhvillua përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentët ngritën shqetësime për kushtet në universitete, kostot e studimit dhe mundësitë e punësimit. Tubimi u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.



