Policia e Tiranës ka vendosur 36 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugët dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në kryeqytet.
Sipas bluve, gjobat janë vendosur pasi këta shtetas bllokuan lëvizjen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të policisë me megafon për të liruar hapësirat publike, protestuesit nuk kanë bindur.
Për secilin nga 36 personat e identifikuar është vendosur një gjobë prej 5,000 lekësh.
Ndërkohë, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për hetime dhe veprime të mëtejshme ligjore.



