Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Storm”, duke goditur një rast të tentativës për shitjen e lëndëve narkotike dhe duke vënë në pranga dy shtetas në flagrancë.
Gjatë kontrolleve në rrugën e fshatit Selitë, blutë ndaluan automjetin tip “Mitsubishi” ku udhëtonin 25-vjeçari me iniciale H. M. banues në Malbardhë, Kurbin dhe 36-vjeçari H. K. banues në Fushë Krujë.
Në mjet u gjetën të fshehura 4 thasë me 40.3 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Sipas hetimeve, dyshohet se të arrestuarit e kishin siguruar drogën në fshatin Mafsheq të Malësisë së Krujës dhe po e transportonin drejt qytetit të Laçit me qëllim shitjen.
Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi automjetin, një peshore manuale dhe një celular, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
