
Interesit të Real Madridit për Alexis Mac Allister drejtuesit e Liverpoolit i kanë dhënë shumë shpejt përgjigje.
Sipas informacioneve të Cesar Luis Merlos anglezët pretendojnë t’ia rinovojnë kontratën mesfushorit e cila përfundon në qershorin e 2028-tës.
Ish kampioni i botës me Argjentinën ka bërë diferencën në 11-shen e Andoni Iraolas dhe një klub si ‘’ Të Kuqtë ‘’ kurrsesi nuk mund ta lejojë largimin e tij, sidomos nëse flitet për një rival të mundshëm në Champions League në të ardhmen.
Në sezonin e katërt në ‘’ Anfield Road ‘’ 27 vjeçari nga Pampa po tregon vlerat, në një ndër ligat me të rëndësishme të Europës siç është Premier League.
Në verën e 2023-shit krerët e ish fituesve të Champions Leagues investuan rreth 40 milionë euro për Alexis Mac Allister, ishi i Brightonit.
Sipas ‘ As ‘ rendimenti në aspektin e përgjithshëm ka patur rritje progresive dhe për numrin një të stolit të Liverpoolit përbën një lloj avantazhi në aspektin e vijimësisë.
Dihet botërisht se të refuzosh ‘’ Galaktikët ‘’ është tej mase e vështirë, kryesisht referuar historisë së gjatë të suksesit në çdo kompeticion.
Por edhe tek gjigandët e Anglisë dhe jo vetëm është synim shtimi i trofeve në vitrinën e tejmbushur dhe me një ekip kompetitiv sigurisht koha e ka treguar se çdo gjë arrihet.
