Tentuan t’u jepnin para policëve për të shmangur gjobën, në hetim për korrupsion dy shoferë në Durrës

Tentuan t’u jepnin para policëve për të shmangur gjobën, në hetim për korrupsion dy shoferë në Durrës

Dy shoferë janë kapur të dehur në timon në Durrës dhe për t’i shpëtuar gjobës, kanë tentuar t’u japin para policëve që i ndaluan. Të dy janë proceduar penalisht dhe do të hetohen në gjendje të lirë.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve intensive, ndaluan për verifikime automjetet që drejtonin shtetasit J. D. dhe G. M., respektivisht në rrugët “Shkozet-Durrës” dhe “Princ Topia”.       

 

Nga kryerja e testit, të dy këta shtetas rezultuan në efektin e alkoolit. Për të shmangur masën administrative, të dy tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, duke iu ofruar para.   

 

Në përfundim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. D., 41 vjeç, banues në Fier dhe G. M., 48 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy