Aksidenti zinxhir me 4 makina në aksin Librazhd-Prrenjas, MCN siguron videon e përplasjes që la tre të plagosur

Aksidenti zinxhir me 4 makina në aksin Librazhd-Prrenjas, MCN siguron videon e përplasjes që la tre të plagosur

MCN ka siguruar pamjet ekskluzive të një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. 

 

Përplasja zinxhir e katër automjeteve ka sjellë plagosjen e tre personave, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur Dragostunjë. Sipas dinamikës së zbardhur nga pamjet dhe dëshmitarët në terren, aksidenti u shkaktua nga një furgon, i cili doli në mënyrë të pakujdesshme nga ambientet e një biznesi anës rrugës drejt aksit kryesor.

 

Si pasojë e kësaj manovre, furgoni u ka prerë rrugën dy automjeteve të tjera që po lëviznin rregullisht në drejtim të Prrenjasit, duke shkaktuar një përplasje të fortë që përfshiu në total katër mjete.

 

Burime spitalore bëjnë me dije se, fatmirësisht, të tre personat e lënduar nga ky aksident ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy