Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë një përditësim mbi gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së studentëve këtë të martë në Tiranë.
Sipas njoftimit bëhet me dije se në total 27 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, nga të cilët 20 janë larguar nga spitali.
Aktualisht, në Spitalin e Traumës po merr ndihmë mjekësore një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar pas marrjes së ndihmës mjekësore.
Në QSUT kanë marrë trajtim dhe janë larguar një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe 6 protestues. Ministria njofton se situata po monitorohet në vijimësi dhe informacionet do të përditësohen sipas të dhënave të strukturave spitalore.



