Ndotja në ish-Metalurgjikun, Prokuroria e Elbasanit nis hetim penal ndaj kompanisë “AlbChrome”

Ndotja në ish-Metalurgjikun, Prokuroria e Elbasanit nis hetim penal ndaj kompanisë “AlbChrome”

Prokuroria e Elbasanit ka nisur zyrtarisht një procedim penal ndaj kompanisë "AlbChrome", pas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM). 

 

Raporti zbuloi se kompania ka depozituar prej vitesh në mjedis të hapur mbetje industriale me rrezikshmëri shumë të lartë dhe me përbërës potencialisht kancerogjenë në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik.

 

Me urdhër të drejtuesit të Prokurorisë, Kreshnik Ajazi, është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga tre prokurorë dhe dy hetues. 

 

Veprimi i parë i grupit do të jetë këqyrja në terren e vendit të ngjarjes për të dokumentuar gjendjen mjedisore dhe për të verifikuar sasinë e pluhurave industriale të akumuluara jashtë çdo standardi sigurie.

 

Hetimi synon të zbardhë përgjegjësitë konkrete të subjekteve të përfshira, kohëzgjatjen e kësaj praktike të paligjshme, si dhe të vlerësojë shkallën e rrezikut dhe dëmit që u është shkaktuar banorëve të Elbasanit nga kjo ndotje masive mjedisore.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy