Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me skandalin e strehimit të punëtorëve të huaj të kompanisë "Wolt" në konviktet e studentëve në Kamëz.
Organi i akuzës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale "Shpërdorim detyre" ndaj zyrtarëve të Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1.
Pas shpërthimit të skandalit mediatik dhe dyshimeve për regjistrime fiktive, Drejtori i Përgjithshëm i Rezidencës Studentore, Olsi Shahini, u largua nga detyra.
Hetimet e prokurorisë tashmë synojnë të zbardhin të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë zyrtare dhe ligjshmërinë e kontratave të firmosura me firmat private.



