Dita e 118-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Me SHISH e me polici nuk e mbani dot këtë tirani

Dita e 118-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Me SHISH e me polici nuk e mbani dot këtë tirani

Qytetarët kanë zbritur sërish në rrugët e kryeqytetit duke shënuar ditën e 118-të të protestës së tyre të pandërprerë kundër qeverisë, ku në krye të listës së kërkesave qëndron dorëheqja e menjëhershme e Kryeministrit Edi Rama. 

 

Protestuesit kanë nisur grumbullimin fillimisht në Sheshin "Skënderbej" dhe më pas kanë marshuar në formë orteku drejt godinës së Kryeministrisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke krijuar një atmosferë tejet të ndezur.

 

Sloganet dhe mesazhet e shfaqura në këtë tubim kanë reflektuar drejtpërdrejt skandalet më të fundit politike dhe institucionale që kanë përfshirë vendin, veçanërisht ato që lidhen me strukturat e sigurisë dhe sistemin e shëndetësisë.

 

Mes pankartave të shumta, spikati mesazhi i prerë drejtuar mazhorancës: “Me SHISH e me polici, nuk e mbani dot këtë tirani”, duke iu referuar tensioneve dhe skandaleve të fundit me përgjimet në inteligjencën shtetërore

 

Një tjetër pankartë thumbonte hapur situatën në sistemin shëndetësor dhe kërkonte ndërhyrjen pa vonesë të Prokurorisë së Posaçme: “Shëndetësia ra, fiktiviteti u pa! SPAK mos rri, por vepro, hajdutët na i ndëshko!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy