Raporti i OKB-së/ Rusia përgjegjëse për 89% të dhunës seksuale në luftën e Ukrainës

Raporti i OKB-së/ Rusia përgjegjëse për 89% të dhunës seksuale në luftën e Ukrainës

Një raport i ri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka zbuluar se autoritetet ruse janë përgjegjëse për 89% të më shumë se 1,000 rasteve të dokumentuara të dhunës seksuale kundër civilëve dhe të burgosurve të luftës gjatë pushtimit të Ukrainës. 

 

Raporti specifikon se këto akte tmerruese, që përfshijnë përdhunime në grup, gjymtime gjenitale dhe tortura me korrent, janë përdorur në mënyrë sistematike si metodë presioni nga forcat ruse. 

 

Sipas shefes së misionit të OKB-së, Danielle Bell, abuzimet janë regjistruar në të dyja anët e frontit, por ndryshojnë drastikisht në shkallë dhe shtrirje. Pjesa e mbetur prej 11% u ka kaluar autoriteteve ukrainase, ku gjysma e rasteve përbëhej kryesisht nga kërcënime verbale për dhunë. 

 

Përkundër perceptimit të përgjithshëm se dhuna seksuale në konflikte prek kryesisht gratë, raporti i OKB-së thekson se shumica e viktimave të dokumentuara në qendrat e ndalimit janë burra, veçanërisht të burgosurit ukrainas të luftës. 

 

Hetuesit zbuluan se metoda më e përhapur e torturës ishte përdorimi i një telefoni ushtarak të epokës sovjetike i quajtur "tapik". Ky aparat përdorej për të lëshuar goditje elektrike të fuqishme drejtpërdrejt në organet gjenitale të të burgosurve. 

 

Të paktën 155 pjesëtarë të forcave ukrainase dhe personel mjekësor i mbajtur peng konfirmuan se u janë nënshtruar këtyre goditjeve elektrike. Gati 75% e të burgosurve ukrainas të intervistuar deklaruan se kanë vuajtur nga dhuna seksuale më shumë se një herë. 

 

Në territoret e pushtuara nga Rusia, dhuna nuk ka kursyer as gratë e fëmijët. Hetuesit e OKB-së arritën të dokumentojnë rastin e një vajze vetëm katërvjeçare, e cila është viktima më e re e përdhunimit e regjistruar deri më tani, si dhe të një të moshuare 82-vjeçare. Të dyja këto raste mizore u provuan se u kryen nga pjesëtarë të autoriteteve ruse. 

 

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, u shpreh thellësisht i alarmuar. 

 

"Kam frikë se këto akte të neveritshme pothuajse me siguri po vazhdojnë mes dhunës së pandërprerë që po shohim çdo ditë në Ukrainë. 

 

Raporti gjithashtu vë në dukje një dallim të madh në bashkëpunim, ndërsa Ukraina i ka ofruar OKB-së qasje të plotë dhe të pakufizuar në kampet e saj të të burgosurve dhe ka ndërmarrë hapa për parandalimin e abuzimeve, Rusia ka refuzuar çdo bashkëpunim dhe ka dështuar plotësisht të hetojë apo të dënojë zyrtarët e saj të përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy