Qori: Rama-Berisha bashkë në interesat politike dhe ekonomike, i frikësohen protestës

Qori: Rama-Berisha bashkë në interesat politike dhe ekonomike, i frikësohen protestës

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, në MCN Live, ka reaguar me tone të ashpra ndaj akuzave të kundërshtarëve politikë që i kanë cilësuar ata deri në terroristë. Qori ka vënë në dukje se reagimet e fundit të Edi Ramës dhe Sali Berishës, të cilët sipas tij po përpiqen ta tejkalojnë vëmendjen nga revolta qytetare dhe të nisin para kohe diskutimet për zgjedhjet lokale, dëshmojnë qartë frikën e madhe që ata kanë nga kjo protestë. 

 

Kundërshtarët politikë që janë njerëz pa cipë dhe të korruptuar dhe sot do duhej të ishin në burg na kanë akuzuar deri në terroristë, por ne jemi njerëzit më paqësorë të mundshëm. Në Shqipëri s’ka as terren për Antifa, protestuesit këtu kërkojnë vetëm zëvendësimin e kryeministrit, nuk thonë poshtë kapitalizmi, por thonë Rama në burg dhe Berisha në burg. 

 

Vetë fakti që Rama dhe Berisha përpiqen ta tejkalojnë protestën dhe nisin e flasin për zgjedhjet lokale tregon se i frikësohen protestës. Zgjedhjet janë shumë larg, ndërsa pres që në javët e ardhshme protesta të ketë masivitet përsëri. Sali Berisha përveçse një pushtetar i korruptuar është dhe një politikan i pacipë, që sot thotë 'A' dhe nesër pa pikën e turpit thotë të kundërtën e 'A'-së. Rrëzimi i Ramës kërkohet përpara zgjedhjeve lokale. 

 

Për këta që e kanë vjedhur popullin dhe vendin për ne janë viza të kuqe. Berisha nuk ka minimumi një bosht kurrizor sa i përket qëndrimeve të tij politike, ndërsa mendoj se politika kërkon qëndrueshmëri dhe karakter dhe të luftosh për atë që mendon se është e drejtë. Përballë është Rama dhe Berisha se ata janë bashkë në interesat e tyre politike, ekonomike, në të gjitha gjërat që janë të rëndësishme dhe në këtë sens populli që ka dalë në shesh dhe thërret Rama në burg Berisha në burg e kanë kuptuar që ata janë bashkë. 

 

Protesta nga dita e parë ka thirrur njëzëri ‘Rama në burg, Berisha në burg’ duke kërkuar në themel ndryshimin e sistemit të vjetër politik. Protesta është e shëndetshme dhe ka një unitet në qëndrimet bazë dhe mënyra se si e sheh vetë të mirën e përbashkët po lufton për të mirën e përbashkët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy