26 të lënduar marrin trajtim të Trauma, një efektiv i nënshtrohet ndërhyrjes në kokë

26 të lënduar marrin trajtim të Trauma, një efektiv i nënshtrohet ndërhyrjes në kokë

Spitali Universitar i Traumës ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen e të lënduarve dhe të plagosurve gjatë protestës së ditës së sotme.

 

Në njoftimin e SUT theksohet se gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 persona të lënduar, mes tyre efektivë policie dhe protestues.

 

Ndërkohë, sipas SUT, efektivi i policisë Fasli Rama i cili u godit me gur në kokë në Shkodër, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

 

 

Në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë, pritet reagimi.

Gjithashtu, 2 protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore, një prej tyre (vajzë) në observim, gjendje stabël për momentin.

Pak minuta më parë kanë mbërritur 3 kalimtarë, jashtë rrezikut për jetën.

Në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy