Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në MCN se Partia Socialiste ka krijuar një avantazh të madh elektoral përmes patronazhistëve dhe përdorimit të parasë publike.
Sipas tij, marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt mbështetet te interesat elektorale, ndërsa pushteti vendor vijon të përballet me mungesë kompetencash.
“PS ka qenë gjithmonë një makinë elektorale që nuk njeh ndalesë dhe ndaj nuk kemi parë zgjedhje që fillon fushata 6 muaj para, por ka nisur menjëherë pas zgjedhjeve të para. Ushtria e patronazhistëve ka qenë gjithmonë aty dhe dihet fort mirë që një pjesë e administratës punësohet për këtë arsye.
Kjo e kombinuar me paranë publike i ka dhënë një avantazh të pakrahasueshëm PS-së. Nuk do të ishte çudi që janë angazhuar 19 deputetë sot.
Rama duket që ka një ngërç me Veliajn. Rama është i “duruar” me Veliajn sepse ka edhe një elektorat të vetin. Çdo marrëdhënie e tij është e bazuar në interes elektoral se çfarë sjellë në tavolinë.
Problemi në bashki është që nuk kanë kompetenca dhe problemi është çfarë bëjnë bashkitë. shumica e bashkive u kanë hequr edhe ato pak mundësi. Nuk është zgjidhja që të vijë gjysma e Shqipërisë në Tiranë dhe këto janë politika që kërkojnë ekspertë për tu bërë.”
