Rusia do të furnizojë botën me 300 mijë ton naftë që nga ky moment. Kjo është marrëveshja që presidenti amerikan Donald Trump ka arritur me Vladimir Putin, të cilën e kanë diskutuar në një telefonatë.
Sipas detajeve të bëra me dije nga Trump në Truth Social, 500 mijë ton do të pasojnë në nëntor dhe më vonë edhe 1 milion ton.
“Sapo përfundova një bisedë jashtëzakonisht të suksesshme me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës u ra dakord që Rusia të furnizojë menjëherë tregun amerikan dhe atë global me mbi 300.000 tonë naftë diesel, 500.000 tonë të tjera gjatë muajit nëntor dhe 1.000.000 tonë menjëherë pas kësaj”, shkruan Trump.
Rusia do të dorëzojë brenda një kohe të shkurtër edhe 3 milionë ton të tjera naftë.



