
Forcat e policisë kanë marrë masa shtesë në terren për të përballuar situatën e tensionuar të krijuar nga revolta studentore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Mësohet se numri i efektivëve të angazhuar është rritur ndjeshëm, teksa forcat e rendit kanë nisur ndërhyrjet për shoqërimin e dhjetëra protestuesve drejt komisariateve.
Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të strukturave të rendit, tubuesit shprehen të vendosur për të mos u tërhequr dhe për të vijuar revoltën e tyre në rrugë.



