Dosja e mikrokredive rikthehet në Gjykatën e Posaçme.
Më 13 tetor mbahet seanca paraprake për 21 individë dhe subjekte juridike të dyshuara për mashtrim financiar, ndërsa gjykata ka identifikuar 28 qytetarë të dëmtuar, të cilët i ka thirrur të paraqiten në proces.
Në qendër të dosjes janë kompanitë “Micro Credit Albania” dhe “Final”, të dyshuara për përfshirje në skemën që ka shkaktuar pasoja të rënda financiare për qytetarët.



