
Për vite me rradhë, ekzaktësisht në çdo merkato është përfolur për një largim të mundshëm të Nico Williams nga Athletic Bilbao.
Sulmuesi e ka konsoliduar figurën e tij tek vaskët, arritje e cila i ka dhënë shansin të grumbullohet edhe nga Luis de la Fuente tek Spanja.
Mirëpo Paris St Germain vijon të jetë një kandidat serioz për ta larguar nga ‘’ San Mames ‘’ dhe sipas ‘ Le Parisien ‘ flitet se Nasser Al Khelaifi do të ofrojë afro 40 milionë për shërbimet e tij.
Dëmtimet e Kvicha Kvaratskhelias dhe Desire Doues i kanë shkaktuar dhimbje koke Luis Enriques edhe pse ka arritur të gjejë mënyrat për ti fituar ndeshjet.
Megjithatë duhet theksuar se klauzola për prishjen e kontratës së 24 vjeçarit i arrin 90 milionë eurot, një shifër e konsiderueshme por e merituar në sajë të kontributit të dhënë.
Edhe Antonio Nusa bashkë me Estevao Willian shikohen si alternativa për ofensivën e francezëve dhe në rastin konkret duhet nënvizuar se Nico Williamsit i përfundon kontrata me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në 30 qershorin e 2035-sës.
S’do të jetë e lehtë sepse duhet pritur edhe vendimi i fituesit në fuqi të Botërorit me ‘’ La Furia Rojan ‘’ i cili i ka qëndruar besnik gjatë karrierës Athletic Bilbaos.
