Ka nisur në Amfiteatrin antik të Durrësit ekspedita e përvitshme shqiptaro-italiane, me fokus zbulimin e gjurmëve të periudhave të ndryshme historike.
Arkeologia Elvana Metalla thotë se gërmimet synojnë të zbulojnë sa më shumë objekte apo të dhëna nga mesjeta e hershme deri në antikitetin e vonë.



