
Mbërritja e Javier Aguirres në ‘’ Mestalla ‘’ sigurisht i ka dhënë startin një tjetër eksperience për Valencian.
Traineri meksikan konsideron prioritet kalimin e një sulmuesi tek bardhezinjtë dhe në fakt e ka gjetur.
Joselu vijon të kryesojë listën e 67 vjeçarit, aktualisht pa ekip.
Momenti i ‘’ Los Che ‘’ është mjaft i vështirë duke qenë se pas shtatë javëve kanë grumbulluar vetëm katër pikë dhe duhet domosdoshmërisht një ndryshim.
36 vjeçari e njeh shumë mirë La Ligan i cili sigurisht në metrat e fundit mund të dëmtojë cilindo rival.
Ofensivës i duhet një element që bën diferencën, njëkohësisht me eksperiencë, sidomos në kampionatin spanjoll.
Në të shkuarën në çdo rast golashënuesi i lindur në Stuttgart e ka shprehur dëshirën e rikthimit në Spanjë dhe pikërisht tek Valencia mund të rinisë një tjetër etapë në karrierë.
Eksperiencën në Katar Joselu e përfundoi me 28 gola në 59 sfida, të ndarë në dy sezone.



