Meteori rozë 4.1 mld vjeçar i gjetur në Sahara rezulton të jetë një copë e Marsit

Meteori rozë 4.1 mld vjeçar i gjetur në Sahara rezulton të jetë një copë e Marsit

Një meteorit i rrallë me ngjyrë rozë, i zbuluar në shkretëtirën e Saharasë në vitin 2022, ka rezultuar të jetë një copë 4.1 miliardë vjeçare e Planetit të Kuq. Ky zbulim i jashtëzakonshëm u konfirmua nga një studim i fundit i NASA-s.

 

Guri me peshë rreth një kilogram, i gjetur në Mali pranë një fushe kripë, iu vendos emri Teghaza 001. Ai renditet zyrtarisht si një nga tre meteoritët më të lashtë marsianë të zbuluar ndonjëherë në Tokë. 

 

Shkencëtarët arritën ta identifikonin origjinën e tij duke krahasuar përbërjen kimike me të dhënat e misioneve hapësinore në Mars. Sipas shkencëtares Yang Liu nga Laboratori i NASA-s (JPL), ky meteorit është krejtësisht unik. 

 

Ai po konsiderohet nga ekspertët si "Guri Rozë" për Marsin, pasi përbërja e tij prej mineralesh vullkanike dhe kristalesh zirkoni tregon qartë se si korja e planetit u formua nga ftohja e magmës dhe se si është ndryshuar më vonë nga prania e ujit në sipërfaqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy