
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, dhe Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ky reagim i kreut të qeverisë vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të fundit nga kampi opozitar, ku pretendohej se gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, kryeministri nuk ishte pritur nga asnjë zyrtar i lartë amerikan.
Rama ka ironizuar kritikët e tij duke shkruar se bëjnë mirë ta shohin foton me kujdes, pasi mund të rezultojë që nuk është një montazh i Inteligjencës Artificiale (IA).
"Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA
Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit.



