
Moderatori Ermal Peçi kishte në programin e tij “Më prit të dielën” gazetaren Kostana Morava, e cila ndau, mes rubrikave, sfidave dhe surprizave të show-t, disa rrëfime rreth jetës së saj personale dhe publike.
Në mesin e personazheve që ajo duhej të komentonte në përballjet e emisionit ishte edhe Dea Mishel. E pyetur nga Ermali rreth përfshirjes së saj dhe disa figurave të tjera të njohura në protestat “Flamingo”, Kostana tha:
“As nuk jam përfaqësuar, as do të përfaqësohem ndonjëherë, as nga ajo, as nga vajzat e tjera të njohura. Absolutisht, fare. S’më lidh asgjë me botën e tyre, me njerëzit që flasin aty. Qëndrimet e mia politike janë më radikale dhe më të sinqerta.”
E pyetur nga Ermali rreth presionit që shpesh personazheve u është bërë për përfshirje në protesta, ajo shtoi:
“Nuk është normale. Mua s’më detyron njeri të dal në protestë, t’u bashkohem atyre. Është e dhunshme. Kjo që bëjnë dhe që kërkojnë është dhunë emocionale.”



