
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, Ministria e Financave ka konfirmuar se hapja e basteve online në Shqipëri do të shtyhet sërish.
Vendimi vjen pasi ekzekutivi ka vendosur të ndërmarrë një rishikim të kuadrit ekzistues ligjor me synim forcimin e kontrollit shtetëror dhe parandalimin e pasojave negative sociale në komunitet.
Ky qëndrim i ministrit Petrit Malaj erdhi si replikë ndaj kritikave të opozitës, ku deputeti Cara ngriti shqetësimin për faturën financiare që po i ngarkohet biznesit të ndershëm nga informaliteti i zgjatur në këtë sektor.
Ne kemi mbaruar të gjithë kuadrin ligjor sa i përket basteve online, VKM-të respektive. Qeveria po e rishikon edhe një herë ligjin për të pasur një mbikëqyrje të kujdesshme për të mos pasur probleme sociale. Pasi të mbarojë rishikimi i ligjit aktual do të fillojë operimi i lojërave të fatit. Prej 7 vitesh në buxhet të shtetit nga bastet nuk ka fituar, nuk i keni të ligjëruara, dhe sot është plotësisht informal dhe të gjithë këtë faturë po ja faturoni biznesit të ndershëm”, deklaroi Cara gjatë mbledhjes së komisionit.
Megjithëse kuadri ligjor për bastet sportive online u plotësua me të gjitha aktet nënligjore që në shkurt të vitit 2024 (28 muaj pas miratimit të ligjit fillestar), procesi i konkurrimit për dhënien e 10 licencave të parashikuara mbetet ende i pezulluar.



