
Prej javësh e ardhmja e Alejandro Baldes përtej merkatos së dimrit vijon në dyshim.
Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur tratativat për ta përshpejtuar gjetjen e një zëvëndësuesi të denjë duke qenë se mbetet një prioritet.
Rayan Ait- Nouri është përfshirë në listën e Decos, pjesë e Manchester City-t.
‘’ Qytetarët ‘’ nuk e shikojnë pjesë të vijimësisë 25 vjeçarin, kontrata e të cilit përfundon në qershorin e 2030-tës.
Në 2025-sën Khaldoon Al Mubarak shpenzoi 36 milionë euro për lojtarin e lindur në Montreuil të Francës i cili mund të provohet tek ‘’ Los Cules ‘’.
Edhe pse koha kalon shumë shpejt përgjithësisht tek ‘’ Azulgranët ‘’ tentohet përforcimi i prapavijës për arsye se ulje-ngritjet janë konstante.
Mirëpo në merkaton e verës Rayan Ait- Nouri u pretendua edhe nga Manchester United, një sinjal i qartë ky se ‘’ Blaugranët ‘’ nuk do ta kenë edhe aq të lehtë arritjen e marrëveshjes.
Përveç ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ vlen të theksohet edhe interesi i Juventusit për nxënësin e Enzo Marescas i cili po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Etihad Stadium ‘’.
