
Duke qenë se kontrata e Virgil Van Dijk me Liverpoolin përfundon në 30 qershorin e 2027-tës dhe ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e saj drejtuesit e Milanit do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ San Siro ‘’.
35 vjeçari e ka eksperiencën e duhur për ta përfaqësuar ‘’ Djallin ‘’, një ndër ekipet më të suksesshëm në futboll.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ italianët synojnë të përfitojnë shërbimet e shtatlartit me parametër zero, prioriteti i të cilit lidhet me faktin e të qënit kompetitiv.
Tek Milani pretendohen titujt në çdo sezon dhe për arritjen e objektivave duhen lojtarë cilësorë të cilët bëjnë diferencën.
Sipas ‘ Transfermarkt ‘ kartoni i ishi-t të Celtic vlerësohet me 15 milionë euro, një shifër e cila e afron edhe më shumë Milanin.
Por edhe Galatasaray, Fenerbahce dhe Trabzonspor janë kandidatë të cilët s’duhen nënvlerësuar dhe duke filluar nga janari i 2027-tës nxënësi i Andoni Iraolas është i lirë për të negociuar me cilindo klub që dëshiron.
