Dy mandate për shqiptarët/ Kurti: Arritje e jashtëzakonshme e Koalicionit Shqiptar me mbi 27 mijë vota

Dy mandate për shqiptarët/ Kurti: Arritje e jashtëzakonshme e Koalicionit Shqiptar me mbi 27 mijë vota

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, duke e cilësuar performancën e forcave të bashkuara politike në Luginë si një sukses historik. 

 

Sipas Kurtit, "Koalicioni Shqiptar" ka siguruar zyrtarisht dy mandate në parlament, me mundësinë e hapur për një mandat të tretë, ndërsa vuri në dukje goditjen e rëndë që pësuan liderët në Beograd, ku Aleksandar Vuçiç ka pranuar publikisht humbjen përballë lëvizjes studentore.

 

Kreu i ekzekutivit kosovar nënvizoi se mobilizimi masiv dhe bashkimi i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë po përkthehet tashmë në një faktorizim dhe përfaqësim shumë më të fuqishëm parlamentar.

 

"Arritje e jashtëzakonshme! Sipas rezultateve preliminare, 'Koalicioni Shqiptar' ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve. Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur! Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar", shkruan Kurti.

 

Më tej, Kurti ndau të dhëna mbi zhvillimet dramatike politike brenda Serbisë, ku partitë tradicionale në pushtet kanë shënuar përmbysje të mëdha përballë forcave të reja alternative.

 

"Ndërkohë, Aleksandar Vuçiç ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore. Edhe Ivica Dačiç po përballet me një humbje të rëndë, me listën e tij që, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%. Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim!", përfundoi Albin Kurti.

 

Sipas këtyre rezultateve, Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti pritet të jenë dy deputetët shqiptarë që do ta përfaqësojnë Luginën e Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy