Banorët e prekur nga projekti TID protestuan sërish para Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar shfuqizimin e projektit dhe transparencë për pronat e prekura. Ata deklarojnë se, edhe pas rreth tre javësh, nuk kanë marrë përgjigje nga Bashkia për informacionin e kërkuar zyrtarisht. Protesta shoqëroi mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa protestuesit hodhën vezë drejt godinës së Bashkisë.



