
Premier League vijon të jetë një kampionat tejet i kërkuar në lidhje me merkatot.
Sigurisht mbetet një ndër më cilësorët në futboll dhe ekipet e elitës në Europë asnjëherë nuk e shmangin vëmëndjen.
Këtë herë është Atletico Madridi, drejtuesit e të cilit kanë gjetur një element që bën diferencën tek Brightoni.
Bëhet fjalë për Yasin Ayari, lajm i raportuar nga Ekrem Onur, ekspert merkatoje.
Për 22 vjeçarin ‘’ Los Colchoneros ‘’ i pret një sfidë jo e lehtë kundër Newcastles, Milanit dhe Borussia Dortmundit.
Në 2023-shin anglezët e blenë nga Aik për shifrën e 4 milionë eurove dhe që nga ai moment ka arritur të konsolidohet.
7 gola dhe 4 asiste në 82 sfida, shtuar edhe lojën bindëse konsiderohet një statistikë që meriton vlerësimin maksimal dhe sakrificat tashmë i janë shpërblyer.
Edhe pse Brightoni mbetet një rival kompetitiv ndërrimi i destinacionit mund ti sjellë avantazhe në karrierë, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik.
Në janarin e 2026-tës krerët e bardhebluve refuzuan 20 milionë stërlina nga Nottingham Foresti por sidoqoftë kartoni i Yasin Ayarit tashmë i arrin 60 milionë eurot.
Edhe me Suedinë ka rezultuar determinant me 6 gola në 27 sfida.
Pretendimi i tyre në plan të parë ia ndërlikon paksa arritjen e objektivit ekipeve në fjalë, shtuar edhe rëndësinë e ishi-t të Blackburn Rovers në 11-shen e formuar nga tekniku Fabian Hurzeler.



